Mansory prezanton “kryeveprën” e radhës – Lamborghini Urus

Auto

Mansory prezanton “kryeveprën” e radhës – Lamborghini Urus

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:57
Lamborghini Urus

Pas Mansory Venatus Evo S fshihet Lamborghini Urus, me motor 4 litërsh V8 biturbo që prodhon mbi 900 kuaj-fuqi.

Në kompaninë Mansory që merret kryesisht me modifikimin e veturave – kësaj radhe janë marrë me SUV-in e Lamborghini Urus, një vazhdim i Venatusit që e kishin filluar më herët ta modifikojnë – Evo S që ka linja më agresive, karroceri më të përforcuar dhe fellnet 24-inç.

Tani ka një karroceri të re prej karboni, si dhe mbrojtësit anësor janë paksa më të fryrë që e bënë veturën të ketë tani një “imazh” të një veture më sportive.

Falë motorit të fuqishëm kjo veturë arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2.9 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 323 kilometra në orë.

Çmimi i kësaj veture nuk është zbuluar, por një gjë dihet se vetëm dhjetë njësi të këtij modeli do të prodhohen. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat