Alfa Romeo GT bëhet me motor V6 që prodhon 540 kuaj-fuqi

Auto

Alfa Romeo GT bëhet me motor V6 që prodhon 540 kuaj-fuqi

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Vitin e kaluar kompania e vogël EmiliaAuto ka paralajmëruar planet për prodhimin e veturës klasike Alfa Romeo, kurse tani është finalizuar dizajni i veturës që u zbulua me plotë shkëlqim.

Përveç dizajnit të zbuluar, kompania Emilio Auto tashmë ka pranuar porositë e para ku ka filluar të punojë në prototipin që do ta vë në lëvizje motori V6 nga Giulia Quadrofoglioe që prodhon 540 kuaj-fuqi.

Kjo “bishë” e bukur është e bazuar në modelin Afla Giulia GT Coupe nga të 60-at dhe 70-at, por që e vë në lëvizje motori më modern i Giulia.

Nga “renderi” mund të shihet qartë se motori ka detaje të caktuara suptile që dallon nga versioni origjinal.

Shumë ndryshime janë si rezultat i motorit dhe performansave të reja – kurse gjatësia totale e veturës sportive është rritur për 40 mm, me qëllim që të ketë hapësirë të mjaftueshme për ftohtës së turbinave.

Blerësit do të kenë zgjedhje të mëdha dhe modifikime, nga dyshemeja, ngjyra e fellne e deri te enterieri. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat