Mercedes kërkon kthimin mbrapsht të gati 1 milion makinave për shkak të sistemit të frenimit

Auto

Mercedes kërkon kthimin mbrapsht të gati 1 milion makinave për shkak të sistemit të frenimit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 12:03
Makina të kompanisë Mercedes-Benz.

Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 milion makinave më të vjetra në gjithë botën, për shkak të problemeve potenciale me sistemin e frenimit.

Përgjatë fundjavës, kompania ka thënë se do të kontaktojë pronarët e makinave, pasi sistemi i frenimit mund të jetë subjekt i atij që njihet si “korrozion i avancuar”.

Kërkesa për kthim mbrapsht të makinave prek 993,407 makina, duke përfshirë 70,000 në Gjermani.

Mercedes ka bërë thirrje të ngjashme për makina edhe vitin e kaluar për shkak të problemeve me sistemin e thirrjeve emergjente.

Kompania ka thënë se makinat që përfshihen në thirrjen e fundit janë prodhuar në periudhën 2004-2015 dhe janë të serive ML dhe GL.

“Ne kemi gjetur që në disa makina funksioni i përforcuesit të frenave mund të preket nga korrozioni i avancuar. Është e mundshme që një manovër veçanërisht e fortë ose e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

Mercedes ka thënë se do të pranojë makinat menjëherë, për të identifikuar ndonjë problem eventual dhe për të zëvendësuar pjesët, nëse është e nevojshme./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat