BMW M3 Touring do të debutojë në Festivalin e Shpejtësisë në Angli më 23 qershor

Auto

BMW M3 Touring do të debutojë në Festivalin e Shpejtësisë në Angli më 23 qershor

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

BMW do ta festojë përvjetorin e 50-të të modelit BMW M në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwoon këtë muaj.

Si pikë kryesore e festivalit, BMW M3 Touring do të merr pjesë në ngjarjen e ngjitjes së kodrës në divizionin e njohur të auto sportit, për të treguar se veturat sportive mund të jenë edhe praktike.

BMW M3 Touring do të ngjitet në kodrat e famshme të Goodwood së bashku me veturën e sapo prezantuar BMW M4 CSL.

Përveç M3 Touring dhe M4 CSL, BMW gjatë ngjarjes katër ditore do të prezantojnë gjithashtu edhe vetura të tjera, duke përfshirë këtu BMW iX1 bashkë me i7, i4 dhe iX M60.

Ngjitja e kodrës nga BMW M3 Touring do të ndodhë ditën e 23 qershorit.

Njoftimi u bë me një video të shkurtër të modelit të veturës, ku tregohet vetëm një pjesë e grafikës së dritave të pasme të M3.

Motor1 shkruan se e kanë parë testimin e M3 Touring në disa raste.

BMW M3 Touring do të vije në modelin pesë dyersh, duke përfshirë këtu edhe disa veçori të tjera. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat