Hyundai, Kia dhe Genesis rrisin prodhimin e modeleve të veturave për tregun evropian

Auto

Hyundai, Kia dhe Genesis rrisin prodhimin e modeleve të veturave për tregun evropian

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Grupi Hyundai që përfshin markat e veturave Hyundai, Kia dhe Genesis, po planifikon që të prodhoj modele shtesë për tregun evropian.

Ekipi për studim dhe prodhim i tri markave momentalisht udhëhiqet prej Tyrone Johnson. Në vitin 2021, ekipi i Johnson po punonte jo më pak se 30 projekte të reja të veturave.

Këto projekte përfshinin Hyundai Kona N, i20 N dhe Elantra N, e në këtë vazhdë ekipi evropian i R&D do të përpunojë modele më të personalizuara për tregun evropian, dhe në fakt do të udhëheqin edhe ekipin për përpunimin e një numri të modeleve tjera globale.

Autocar raporton se këto kompani kanë konsoliduar një numër të mjaftueshëm të pistave për testime në Evropë, prej kur Johnson e morri detyrën në vitin 2018.

Përpjekjet e R&D tani janë të bazuar tek ish-pista e testimeve të Opel në Dudenhofen të Gjermanisë, dhe në anën tjetër Grupi i Hyundai po punon që të dyfishojë madhësinë e pistës së saj në Nurburging.

Një nga modelet e fundit të prodhuara për tregun e Evropës ishte Genesis G70 Shooting Brake. Përderisa është e qasshme me vetëm motorin e trefishtë me katër cilindra e jo me motorin e dyfishtë V6 i cili është i zakonshëm për këtë model, kjo veturë u prit mirë nga publiku, dhe tani gjendet edhe në tregun australian të veturave.

Ndërsa magazina e famshme e veturave shkuan se vetura u mirëprit aq shumë nga publiku saqë në të ardhmen do të mund të shitet edhe në tregun e Koresë Jugore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat