Volkswagen bënë lëvizjen e parë – hap Fabrikën e Baterive ‘SalzGiga” për vetura elektrike, e para nga gjashtë të planifikuara

Auto

Volkswagen bënë lëvizjen e parë – hap Fabrikën e Baterive ‘SalzGiga” për vetura elektrike, e para nga gjashtë të planifikuara

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Volskwagen Group mbajti një ceremoni simbolike të vendosjes së themelit gjatë javës për atë që ata e quajtën SalzGiga, e para nga gjashtë fabrikat e ngjashme të prodhimit të baterive që pritet të ndërtohen në Evropë dhe Amerikën Veriore gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Fabrika e re, e cila u planifikua që të ketë kapacitet prodhimi prej rreth 40 gigawatt për orë, do të furnizojë afërsisht gjysmë milioni vetura elektrike. Prodhimi i këtyre baterive do të fillojë në vitin 2025.

Caranddriver shkruan se fabrika e baterive do të drejtohet nga PowerCo, një filiale e VW Group për prodhimin e baterive, e cila u themelua në janar.

VW pret që kjo fabrikë deri në vitin 2030 të ketë kapacitet prodhimi për rreth tre milionë vetura elektrike me bateritë prej 240GWh.

Duke bërë këtë, VW po ndjek hapat e Tesla, BYD, General Motors dhe disa prodhuesve të tjerë të veturave.

Tesla ka Gigafabrika për prodhim të baterive dhe të veturave me bazë në Reno, Austin, Berlin dhe Shanghai, fabrika në të cilat prodhohet bateri me kapacitet prej 150 GWh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat