Shitet Ferrari i Mike Tyson – kushton rreth pesë milionë dollarë

Auto

Shitet Ferrari i Mike Tyson – kushton rreth pesë milionë dollarë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:42
Mike Tyson

Një Ferrari F50 i zotëruar më parë nga kampioni i boksit në peshat e rënda, Mike Tyson do të ofrohet gjithashtu në ankandin e Gooding&Company.

Siç vlerësohet, veturat do të shitet nga 4.5 milionë deri në 5.5 milionë dollarë, shkruan autoblog.

Në pyetje F50 me numër shasie 104220 dhe prodhim më 13 shkurt 1996. Është dizajnuar nga Rosso Corse dhe është një nga vetëm 55 shembujt e ndërtuar fillimisht për tregun amerikan.

Në vitin 2001, Mike Tyson ia shiti atë bashkëthemeluesit të Infospace, Kevin Marcus. Gjatë dy dekadave të ardhshme, vetura kaloi nëpër duart e disa koleksionistëve.

Në maj të këtij viti, pronari aktual e dërgoi atë në Ferrari Fort Lauderdale ku iu nënshtrua një shërbimi madhor që përfshinte ndër të tjera instalimin e një tufë të re dhe gomave.

Më shumë se 75 mijë dollarë janë shpenzuar për veturën në gjashtë muajt e fundit. Shitet me vetëm 9,966 kilometra të kaluara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat