Rrjedhin imazhet e Porsche 911 GT3 RS 2023

Auto

Rrjedhin imazhet e Porsche 911 GT3 RS 2023

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Porsche 911 GT3 RS 2023 ka bërë një debutim të hershëm me disa imazhe të patentuara para prezantimit të saj të plotë me 18 gusht.

Fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale gjatë natës tregojnë përsëritjen më të “nxehtë” të gjeneratës më të fundit të 911, duke shfaqur një pamje të frymëzuar nga garat me një krah të gjatë të pasmë, panele qarkore më të gjera dhe vrima më “agresive” të ftohjes tek rrotat, shkruan Drive.

Përmirësimet kryesore mbi 911 GT3 “standarde” përfshijnë vrimat ajrosëse të zmadhuara në kofanon e përparme , vrimat e ftohjes së frenave të GT3 RS mbi rrotat e përparme, “pendët” në çati dhe harqet e rrotave më të gjera që strehojnë mbylljen qendrore me dizajn të ri të rrotave të aliazhit.

Pjesa kryesore është një krah i ri i pasmë si “qafa e mjellmës”, i cili duket se është nxjerrë nga dizajnet e veturave të garave dhe nga një më të mëdhenjtë nga çdo veturë rrugore aktuale, gjë të cilën fotot e konfirmojnë se do t’u përshtatet pistave të ndryshme garuese.

Është e paqartë se nëse vetura e re do të ofrojë aerodinamika aktive siç përflitet, me një bisht aerodinamik i cili ngrihet në mënyrë që ta reduktojë tërheqjen gjatë shpejtësive të mëdha, e ngjashme me Sistemin e Reduktimit Tërheqjes së Formula Një. 

Image
Image
Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat