Pasardhësi i Lamborghini Aventador prishet gjatë testimit

Auto

Pasardhësi i Lamborghini Aventador prishet gjatë testimit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Inxhinierët e Lamborghini kanë zbuluar të paktën një problem në zëvendësuesin e radhës të “raketës rrugore” me motor V12, Aventador.

Një veturë testuese ka pësuar defekt gjatë një drejtimi rrugor në Itali me një problem teknik dhe ka mbetur e bllokuar në trafikun e përditshëm.

Teksa shoferët e zakonshëm kaluan përpara superveturës ekzotike të prishur – ajo u ndal në rrugë dhe as nuk u largua në skaj – gjithçka tregonte për një dështim të madh të llojit që ka “pllakosur” pronarët e veturave italiane për dekada, raporton Drive.

Lamborghini i pajetë u rikuperua – por jo përpara se të pozonte për fotot më të fundit – dhe më të qarta – të superveturës së ardhshme hibride.

Paketa e baterisë hibride 48 volt e veturës të testimit pasqyrohet në ngjitëse elektrike paralajmëruese në anën e veturës së testimit.

Ka zëra se pasardhësi i Aventador mund të quhet Revuelto – duke vazhduar historinë e kompanisë për të marrë emra nga demat luftarakë spanjollë – pasi Lamborghini aplikoi për një patentë në fillim të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat