Pse dikush do të vazhdonte të paguante parkingun – edhe pse vetura e tij nuk është vozitur për të paktën pesë vjet?

Auto

Pse dikush do të vazhdonte të paguante parkingun – edhe pse vetura e tij nuk është vozitur për të paktën pesë vjet?

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Misteri vazhdon të jetë prezent rreth asaj se kush mund të jetë pronari i një makine të vjetër, e cila ishte lënë e braktisur në një parking shumëkatësh për vite me radhë.

Sipas mediave të huaja, Morris Minor 1000 klasik i vitit 1965 ka qëndruar i paprekur duke “grumbulluar” pluhur për disa vite.

Por në një kthesë të çuditshme, tarifat e parkimit në makinën e ndyrë vazhdojnë të jenë të përditësuara në parkun e makinave King William House në qendër të qytetit Hull në Angli.

Hulumtimi nga autoritetet zbuloi se regjistrimi i automjetit ka skaduar pesë vjet më parë – që do të thotë se makina ka qëndruar aty për të paktën kaq gjatë.

Sidoqoftë, operatori i parkimit të makinave APCOA nuk e konsideron këtë një makinë të braktisur dhe tha se nuk është parkuar në mënyrë të paligjshme.

Madje, sipas tyre, “rarifat e parkimit janë të paguara dhe të përditësuara, kështu që ky nuk është një automjet i braktisur”.

Mbetet pyetja, pse dikush do të paguante për një hapësirë nëse makina e tyre nuk është vozitur për të paktën pesë vjet?

Por ky nuk është i vetmi mjet i çuditshëm që është lënë “i harruar”.

Një Ferrari klasik i pabesueshëm u la i braktisur në një hambar për 40 vjet përpara se të zbulohej.

Ferrari 365 GTB/4 Daytona Berlinetta i vitit 1969 u tërhoq nga hambari japonez në vitin 2017 dhe u shit në një ankand.

Ndërkohë në Skoci në fillim të këtij viti, një makinë e braktisur shkaktoi zemërim me një baba vendas, i cili tha se ajo bllokoi pjesën e jashtme të shtëpisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat