Citroën krijoi karrocën për Asterix dhe Obelix

Auto

Citroën krijoi karrocën për Asterix dhe Obelix

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Citroën

Citroën, në bashkëpunim me prodhuesit e kompanive filmike Pathé dhe Trésor Films dhe shtëpinë botuese franceze Les Éditions Albert René, krijoi “karrocën konceptuale” të parë të prodhuar në Gali, bazuar në modelin legjendar 2CV.

Për Citroën ky është një lloj bashkëpunimi krejtësisht i ri, sepse një “koncept karrocë” është projektuar dhe ndërtuar enkas për nevojat e këtij filmi.

Ekipet e departamentit të dizajnit të markës Citroën morën pjesë në projekt që në fillim, por kishin vetëm tre muaj për ta përfunduar atë.

Është e zakonshme që një vit të kalojë nga skicat e para në krijimin e një automjeti konceptual.

“Takimi i këtyre dy legjendave të kulturës franceze ishte sigurisht i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm. Ekipet e markës Citroën dhe filmi Asterix bashkëpunuan që në fillim me shumë respekt të ndërsjellë. Na u ofrua një mundësi vërtet unike për të krijuar dhe ndërtuar karrocën e parë koncept nga e para, dhe ne u argëtuam shumë me këtë! Rezultati është një ‘odë’ për modelin legjendar 2CV, i cili përfaqëson Citroën në të gjithë madhështinë e tij”, tha Pierre Leclercq, drejtor i zizajnit të markës Citroën.

Modeli 2CV është i njohur në të gjithë botën për siluetën e tij të veçantë dhe është pjesë e kulturës dhe trashëgimisë franceze.

Në filmin Asterix and Obelix: The Middle Kingdom, kjo “koncept karrocë” është një riinterpretim i modelit 2CV dhe tregon stilin e jetës së heronjve galikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat