Në vitin 2022 janë prezantuar 131 vetura të reja – gjysma e tyre nga vetëm një vend

Auto

Në vitin 2022 janë prezantuar 131 vetura të reja – gjysma e tyre nga vetëm një vend

Më: 2 janar 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Dominonin modelet SUV.

Gjatë vitit 2022 dolën në treg 131 modele të reja veturash.

Bëhet fjalë ekskluzivisht për modele të reja, që do të thotë se në këtë numër nuk përfshihen automjetet e ridizajnuara, veturat e riemëruara apo konceptuale, shkruan Motor1.

Nga numri i përmendur, 67 modele të reja kanë ardhur nga Kina me një mesatare prej rreth pesë modele të reja në muaj.

Prodhuesi absolut më i shkathët ishte SAIC me dhjetë modele të reja, i ndjekur nga Geely me tetë dhe Great Wall me gjashtë modele të reja.

Modelet e reja të automjeteve të pasagjerëve të prezantuara në vitin 2022:

Kina 47 për qind

Japonia 20 për qind

Evropa 18 për qind

SHBA 10 për qind

Koreja e Jugut 3 për qind

Të tjerat 2 për qind

Nga numri i përgjithshëm i modeleve të reja, 67 i përkasin segmentit SUV, i cili përfaqëson 51 për qind të tregut.

Limuzinat, falë kërkesës së madhe në Kinë, mbetën në vendin e dytë të lartë me 23 modele të reja.

Numri i modeleve të reja në 2022 sipas segmentit:

SUV…67 modele
Limuzina…23 modele
MPV…16 modele
Vetura të qytetit…8 modele
Kamionçinë/kamion…7 modele
Veturë kompakte…6 modele
Veturë sportive…4 modele

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat