Policia kanadeze bëhet me veturë sportive – Chevrolet Corvette 2023i bashkohet flotës së tyre të veturave

Auto

Policia kanadeze bëhet me veturë sportive – Chevrolet Corvette 2023i bashkohet flotës së tyre të veturave

Më: 12 mars 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Policia në Kanada ka shtuar veturën sportive Chevrolet Corvette Z06 2023 në flotën e tyre.

Sic ishte raportuar fillimisht nga Carscoops, vetura Chevrolet u ekspozua në Panairin Ndërkombëtar Kanadez 2023 javën e kaluar, ku vetura C8 Corvette kishte ngjyrat e Policisë Provinciale të Ontarios.

Ndryshe nga video-loja Need for Speed, makina sportive me motor të mesëm nuk do të angazhohet në ndjekje me shpejtësi të lartë – përkundrazi, Corvette është në huazim për t’u përdorur si një mjet promovues për të ndihmuar forcat e policisë me rekrutimin, shkruan Drive.

Në një shenjë mirënjohje për të mëdhenjtë e NASCAR-it, Dale Earnhardt dhe Dale Earnhardt Junior – që të dy vozitën për Chevrolet – numri i “njësisë” në anën e automjetit u krijua duke bashkuar dy numrat që ata përdornin në gara.

Dhe kjo nuk është hera e parë që një Corvette është përdorur për evente për komunitetin.

Në qershor të vitit 2022, Zyra e Sherifit të Qarkut Escambia në Florida e konvertoi një C7 Corvette që ajo kishte sekuestruar nga kriminelët për ta përdorur për angazhim në komunitet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat