Kjo BMW M3 e rrallë është shitur për 95,500 euro në një ankand

Auto

Kjo BMW M3 e rrallë është shitur për 95,500 euro në një ankand

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:02
BMW

BMW ka prodhuar vetëm 781 makina të konvertueshme, dhe njëra prej tyre në ankand arriti të shitej për 95,500 euro.

Bëhet fjalë për një makinë të vitit 1989, e cila ka përshkuar 80,407 kilometra, që është relativisht pak për “moshën” e saj. Ajo është restauruar nga BMW Group Classic, që do të thotë se është në gjendje të shkëlqyer mekanike.

Kjo veturë fuqizohet nga një motor 2.3-litërsh me katër cilindra i shoqëruar me një transmision manual me pesë shpejtësi që dërgon fuqinë në rrotat e pasme. Trupi është i lyer me ngjyrë metalike blu Macao, çatia prej pëlhure është blu, ndërsa pjesa e brendshme është e zezë me detaje lëkure. Përpara janë sediljet sportive, dhe një timon M-Spec. Makina eshte e pajisur me kondicioner BMW Bavaria C Electronic dhe pajisje te tjera, shkruan Klix.

Përgjatë viteve, kjo BMW mori një motor nga një kuti ingranazhi M4, por që më vonë u rikthyen motori dhe kutia e marsheve S14 M3.

Restaurimi përfshinte mekanikën, transmisioni, frenat, ftohësin e vajit, boshtin e pasmë, kompresorin, ventilatorin, kondensatorin, sistemin e ajrit të kondicionuar dhe shumë çka tjetër.

Me të drejtë mund të thuhet se makina është ne gjendje fantastike si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Servisi i fundit është bërë në qendrën e servisit të BMW-së në Dusseldorf në qershor të vitit 2021, atëherë kur u zëvendësuan disqet dhe pllakat e rrotave.

Pronari ka marrë dokumentacion të plotë dhe të detajuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat