Ford E-Transit Courier është furgon i vogël elektrik

Auto

Ford E-Transit Courier është furgon i vogël elektrik

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:55
Ford E-Transit Courier

Rishpikja e gjithanshme elektrike e Ford-it merr ritmin teksa kompania amerikane prezanton E-Transit Courier-in e ri – variantin kryesor elektrik të furgonit të tij më të vogël.

Duke arritur menjëherë pas SUV-së së re Explorer me synim për t’iu bashkuar E-Transit Custom me madhësi të mesme dhe E-Transit me madhësi të plotë, gjenerata e dytë Courier do të ndërtohet në fabrikën e Ford-it në Craiova në Rumani së bashku me “crossoverin” Ford Puma, me të cilin ajo ndan një platformë.

Partneri turk i sipërmarrjes së përbashkët Ford Otosan e ka marrë pronësinë e fabrikës në Craiova, dhe ka investuar 485.8 milionë euro (430 milionë funte) për përshtatjen e linjës së dytë të prodhimit për ndërtimin e furgonit të vogël, linjë në fakt ku prodhohej “crossover-i” Ford Ecosport, raporton Auto Car.

Variantet me motor me djegie – njëra me 1.0 litra benzinë dhe tjetra me 1.5 litra naftë, edhe kjo diçka të përbashkët me Puma – do të vijnë së pari, në tremujorin e tretë të 2023, e ndjekur nga varianti elektrik rreth një vit më vonë. Një variant pasagjerësh, me emërtimin Tourneo, do të arrijë më vonë, i kompletuar me opsionin elektrik dhe do të jetë makina më e lirë e dedikuar e pasagjerëve të Fordit në Evropë.

Detajet e plota teknike për këtë veturë elektrike do të zbulohen afër periudhës së lansimit, por Ford ka konfirmuar se do të fuqizohet nga një motor me 136 kuaj fuqi dhe 358 njuton metër fuqi rrotulluese, do të ketë një shpejtësi maksimale prej 145kMh dhe mund të karikohet me kapacitet prej 100kW nga 10 deri në 80 për qind në më pak se 35 minuta.

Transit-i i ri është “më i madh në çdo dimension”, sipas shefit të dizajnit Amko Leenarts. Ai përmban një hapësirë ngarkese prej 2900 litrash, kapacitet për ngarkesë prej 700 kilogramëve dhe kapacitet tërheqës prej 750 kilogramëve.

Ekziston gjithashtu një hapësirë me kapacitet prej 44 litrash për vendosjen e kabllove të karikimit dhe sendeve të tjera më të vogla dhe një pjesë shtesë e ngarkimit opsional që lejon Courier të mbajë sende me gjatësi deri në 1.8 metra.

Në pjesën e përparme të interierit, është një panel komplet i ri i modeluar sipas dizajnit të përdorur në linjën më të fundit të makinave të pasagjerëve të Ford-it, me një grup instrumentesh dixhitale me madhësi prej 12.0 inç dhe një ekran qendror me prekje me të njëjtën madhësi që përmban versionin më të fundit të softuerit info-argëtues Sync të firmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat