Shumë shpejt pritet të vjen vetura e re e Lincoln Nautilus

Auto

Shumë shpejt pritet të vjen vetura e re e Lincoln Nautilus

Më: 15 prill 2023 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Lincoln Nautilus i ri është afër debutimit. SUV-ja me madhësi mesatare po përgatitet për një gjeneratë të re, dhe një video “teaser” nga Lincoln konfirmon se ajo gjeneratë e përfolur pothuajse ka arritur.

Videoja e shkurtër përmban më shumë informata dhe jo vetëm datën e debutimit. Mund të shihet një interier i errët, i ndriquar nga disa animacione kompjuterike, të cilat duken të rastësishme. Dy vija ngjyrë vjollce “shpërthejnë” nga një shenjë e ndriquar e Lincoln, duke u përhapur majtas dhe djathtas, teksa një “mjegull” me po të njëjtën ngjyrë përhapet horizontalisht në mes të dritave.

Fjala Nautilus fillon të shfaqet ngadalë, dhe teksa retë ngjyrë vjollce largohen, një palë e vijave shfaqen anash. Më në fund e shohim edhe lajmin e madh që ky “teaser” pritej ta jepte: 17 prill, data e debutimit, me eventin i cili do të mbahet në New York City.

Por a është ky me të vërtetë lajmi i madh i pritur? Ne kemi parë shpesh që prodhuesit e automjeteve të ndajnë foto dhe video me veçori të mbuluara nga errësira, dhe nga Motor 1 shkruajnë se ata e përmirësuan një fotografi të marrë nga video.

Ky është imazhi që shihni në krye të këtij artikulli, dhe rezulton se nuk ishte diçka e rastësishme. Nëse është e vërtetë, kjo është një pamje paraprake e brendshme e re e Nautilus, e mbushur me ekrane, duke përfshirë një panel të gjatë që duket se ka të gjithë gjatësinë e shiritit të veturës.

Me disa ndriçime dixhitale të shtuara brenda imazhit, mund të shohim se logoja e Lincoln është e vendosur në mes të ekranit me prekje në stil tableti. Vijat ngjyrë vjollce pastaj shkojnë tek ekranet në pjesën e lartë, duke lëvizur majtas dhe djathtas për t’i krijuar retë ngjyrë vjollce në ekranet dixhitale.

Nuk mund të dallojmë përmasat apo detajet, por me siguri duket sikur Nautilus është projektuar në një ekran tjetër, duke lidhur qoshet për t’i dhënë këtij SUV-i të ri një kabinë të mrekullueshme xhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat