Tesla dëshiron të ndërtojë një fabrikë në Indi

Auto

Tesla dëshiron të ndërtojë një fabrikë në Indi

Më: 19 maj 2023 Në ora: 09:25
Tesla i kërkoi qeverisë indiane që të ulë tatimin e importit mbi veturat

Vitin e kaluar, Tesla i kërkoi qeverisë indiane që të ulë tatimin e importit mbi veturat, pasi ajo mund të jetë deri në 100%. Qeveria refuzoi, duke preferuar që gjiganti amerikan i veturave elektrike të ndërtonte automjetet e saj brenda vendit, ndërsa vetë Tesla donte që fillimisht këtë treg ta testonte me importe.

ReklamaDhe si pasojë e këtij refuzimi, kompania i pezulloi planet e saj për shitjen e veturave në tregun e Indisë.

Tani duket se Tesla ka ndryshuar mendje për këtë çështje, pasi thuhet se ka propozuar ndërtimin e një fabrike në Indi, e cila do të ndërtonte veturave elektrike si për tregun vendas, ashtu edhe për eksport. Ky informacion dyshohet se vjen nga “një burim me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje”, shkruan Arena EV.

Propozimi për një fabrikë të re ishte dorëzuar nga Tesla tek zyrtarët indian pa ndonjë lokacion specifik ose shumë të saktë të investimit, pretendon burimi i njëjtë.

Ndër të tjera, Tesla nuk tha asgjë në lidhje me uljen e taksave. Udhëheqës të lartë të Tesla-s këtë javë udhëtuan në Indi për tu takuar me zyrtarë qeveritar për të diskutuar “burimin lokal të pjesëve dhe çështje të tjera”, raporton Reuters.

Delegacioni i Tesla gjithashtu takoi zyrtarë nga zyra e kryeministrit Narendra Modi, e gjithashtu edhe zyrtarë nga ministri të tjera, kështu që është një kohë definitivisht e përshtatshme që një propozim i tillë t’u dorëzohet zyrtarëve indianë.

Supozohet se negociatat mund të vazhdojnë tutje me detajet në lidhje me lokacionin dhe shumën e investimit, dhe sapo zyrtarët ta miratojnë propozimin në formën e paqartë, dhe më pas do të jetë çështje e stimujve të negociatave, pasi kjo është ajo që zakonisht ndodh pas përfundimit të marrëveshjeve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat