Semaforët me 16 ekrane në Barcelonë

Auto

Semaforët me 16 ekrane në Barcelonë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Në qytetin më të madh të Katalonisë të Spanjës, semaforët për çiklistët shkaktojnë kaos të vërtetë trafiku, gjë që nuk është për t’u habitur kur shihni se si duket njëri prej tyre.

I ashtuquajturi “semafori tetris” ka deri në 16 ekrane, dhe është krijuar për t’ua lehtësuar lëvizjen çiklistëve. Megjithatë, kjo çoi në efektin krejtësisht të kundërt.

Në thelb, semafori ka tetë ekrane, të cilat tregojnë se kur çiklistët mund të kthehen majtas, të shkojnë drejt ose të kthehen djathtas.

Në teori, kjo funksionon shkëlqyeshëm, por në praktikë, një mori dritash dhe shigjetash të ndryshme i ngatërrojnë plotësisht çiklistët, si dhe të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Problemi lind në kryqëzimin e dy shtigjeve të biçikletave me dy drejtime, sepse semafori atëherë nuk ka tetë, por as 16 ekrane që duhet të rregullojnë trafikun.

Pavarësisht ankesave të shumta, autoritetet e qytetit nuk shohin ndonjë problem dhe u thonë çiklistëve se thjesht duhet të mësohen me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat