Volvo dhe Renault bashkojnë forcat në zhvillimin e furgonit elektrik

Auto

Volvo dhe Renault bashkojnë forcat në zhvillimin e furgonit elektrik

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Dje, Renault Group dhe Volvo Group bënë publike planet për një sipërmarrje të re të përbashkët që ka për detyrë të krijojë gjeneratën e ardhshme të furgonëve elektrikë dhe të adresojë një kërkesë në rritje për veturave të lehta komerciale me emetime zero.

Analistët e tregut besojnë se tregu për furgonët tërësisht elektrikë do të trefishohet deri në vitin 2030 dhe dy prodhuesit e veturave duan një pjesë të tregut.

CMA OGM Group do të marrë pjesë gjithashtu në sipërmarrjen e përbashkët me Volvo dhe Renault, në pritje vetëm të disa proceseve të miratimit nga rregullatorët, raporton Arena EV.

Në fakt CMA OGM Group është një kompani logjistike me bazë në Francë me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, ndërsa Renault dhe Volvo do të ofrojnë ekspertizën dhe teknologjitë e nevojshme të prodhimit.

Të dy prodhuesit janë në biznesin e prodhimit të kamionëve prej disa kohësh, dhe Renault tashmë vetëm se e ka prezantuar Trafic Van E-Tech të ri.

Ndërmarrja e përbashkët do të fokusohet në ofrimin e një platforme të shkallëzueshme dhe modulare plotësisht elektrike 800V LCV skateboard me fokus në veçoritë e avancuara të softuerit dhe sigurinë.

Renault e quan atë arkitekturë të automjeteve të përcaktuara me softuer pasi ofron një përvojë të paparë për t’u lidhur në një mjedis biznesi logjistik me burim të hapur. Renault dhe Volvo vlerësojnë se zgjidhja e tyre do të jetë në gjendje të kursejë deri në 30 për qind të kostos së logjistikës.

Kompania e re do të jetë e pavarur duke u mbështetur ende te Renault dhe Volvo, kështu që do të ketë më të mirën e të dy botëve – fleksibilitetin e një startupi të ri dhe mbështetjen financiare të dy lojtarëve të mëdhenj në industri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat