Mini-furgoni i parë nga Volvo tregon “fytyrën” e vetë

Auto

Mini-furgoni i parë nga Volvo tregon “fytyrën” e vetë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Çdo model I ri që shitet në Kinës duhet të marrë miratimin e ministrisë së Industrisë. Si pjesë e procesit të homologimit të minifurgonit Volvo EM90, fotografitë publikohen në ueb-faqen e ministrisë para lansimit në treg.

Në disa situate, dizajni i veturës shfaq javë më parë para premierës zyrtare. Një rast i tillë është EM90, furgoni i parë nga Volvo që tregoi “fytyrën” e tij në fotografitë që u publikuan nga kinezët.

Siç është pritur, ky mini-furgon elektrik është i bazuar në modelin kinez Zeekr 009, por pjesa e jashtme i përshtatet dizajnit të Volvo. Zeerk është një brend i komapnisë Geely që është në pronësi të Volvo.

Pjesa e pasme është modifikuar gjithashtu për t’ju përshtatur më mirë “filozofisë” së Volvo, por mund të thuhet se janë dy mini-furgon në aspektin vizual shumë të ngjashëm. Volvo EM90 duket si modeli Zeekr 009.

Krahas fotografive të publikuara janë zbuluar edhe disa specifikacione teknike. Sipas informacione të publikuara në ueb-faqen e ministrisë, Volvo EM90 për vitin 2024 është 5.206 mm i gjatë, 2.024 mm i gjerë dhe 1.859 mm i lartë.

Do të ofrohet në treg me opsione me rrota prej 19 dhe 20-inç, kurse në kabinë mund të ketë hapësirë për 6 pasagjerë në tre rreshta të ulëseve. Masa totale e mjetit motorik është 2.763 kilogramë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat