Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Auto

Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:11
Cybertruck i Tesla-s

Cybertruck i Tesla-s pritet të debutojë në fund të këtij muaji, por njerëzit kanë pikasur një version të modelit me ngjyrë të zezë mat.

Kjo është hera e parë që ky model u pa me një ngjyrë të tillë, përveçse modelit bazë të çelikut inox dhe kamuflazheve të ndryshme.

Videoja e këtij Cybertrucku të veçantë u publikua në rrjetin social X.

Siç raportohet, Cybertrucku i zi mat u pa në Santa Monica të Kalifronisë, dhe drejtohej nga Franz von Holzhausen, shefi i dizajnit të Tesla-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat