Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave

Auto

Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave

Më: 19 maj 2024 Në ora: 09:25
Të gjashtë personat janë të moshë 18-25 vjeç, ndërsa autoritetet janë në kërkim edhe të dy të tjerëve.

Policia e Michiganit ka arrestuar gjashtë anëtarë të një rrjeti të dyshuar për vjedhje veturash, duke i akuzuar ata për vjedhjen e mbi 400 automjeteve në total prej 8 milionë dollarëve, vetëm në lindje të vendit.

Bëhet e ditur se krimet e tyre të supozuara përfshijnë më shumë se 40 juridiksione në të gjithë shtetin.

Siç raportohet, organizata kriminale po vidhte vetura për blerësit që kërkonin automjete të paregjistruara.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Michiganit i ka lidhur automjetet e vjedhura edhe me krime të tjera si grabitje dhe vrasje.

Madje, prokurorja Dana Nessel, i ka krahasuar veprimet e grupit me videolojën GTA.

Të gjashtë personat janë të moshë 18-25 vjeç, ndërsa autoritetet janë në kërkim edhe të dy të tjerëve.

Ndryshe, Michigani është tronditur nga një valë vjedhje veturash vite më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat