Osamu Suzuki, manjati japonez i industrisë së automobilave vdes në moshën 94-vjeçare

Auto

Osamu Suzuki, manjati japonez i industrisë së automobilave vdes në moshën 94-vjeçare

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 08:55
Osamu Suzuki

Manjati japonez i biznesit dhe ish-presidenti i “Suzuki Motor Corporation”, Osamu Suzuki, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi sot kompania.

Ai shërbeu si president, kryetar ose shef ekzekutiv i “Suzuki Motor Corporation” që nga viti 1978.

Në shkurt 2021, kompania japoneze e prodhimit të automjeve njoftoi se Suzuki do të tërhiqej nga posti në qershor 2021 dhe do të bëhej këshilltar.

Me më shumë se tre dekada si kreu i kompanisë, Suzuki raportohet të jetë një nga liderët më jetëgjatë në industrinë globale të automobilave.

Suzuki vlerësohet për transformimin e “Suzuki Corporation” në një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të makinave të vogla në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat