Toyota do të ofrojë me qira një GR Yaris në Japoni

Auto

Toyota do të ofrojë me qira një GR Yaris në Japoni

Më: 14 janar 2025 Në ora: 10:14
Toyota

Marrja e një makine me qira së shpejti do të bëhet “edhe më e lehtë” në Japoni.

Kjo për shkak se Toyota atje do t’ju ofrojë me qira një GR Yaris 268 kuajfuqi.

Sipas mediave, Toyota operon shërbimin e saj të marrjes me qira në të gjithë vendin, Toyota Rent a Car, e cila ofron tarifa për një qira tipike prej rreth 55-150 dollarë në ditë.

Megjithatë, në “faqen e specialiteteve” do të gjeni edhe modele të tjera interesante si Land Cruiser Prado së bashku me coupe-në sportive GR 86 dhe GR Yaris.

Dhe përtej një kërkese për pagesë me kartë krediti, nuk ka asgjë të veçantë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat