Si do të duket Toyota Corolla Cross e re?

Auto

Si do të duket Toyota Corolla Cross e re?

Më: 7 prill 2025 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Toyota do t’i ketë duart e zëna në vitet e ardhshme. Me rifreskim dhe rimodelime të shumta, ky prodhues automjetesh po përgatit në heshtje terrenin për një gjeneratë të re të modeleve të saj më të shitura.

Një nga më të priturat është gjenerata e re e Toyota Corolla, e cila vjen në variante hatchback, limuzinë dhe karavan.

Por lind një pyetje logjike – po në lidhje me modelin SUV Corolla Cross?

Ky SUV kompakt, i cili pozicionohet si një alternativë më e vogël dhe më e rëndësishmja, më e lirë e modelit RAV4, së shpejti do të rinovohet plotësisht.

Edhe pse Toyota ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht asnjë detaj, të gjitha shenjat tregojnë se pritet një ndryshim i rëndësishëm në vitet e ardhshme.

Asnjë prototip nuk është parë ende në rrugë, por artisti digjital Theophilus Chin (i njohur ndryshe si Theottle) tashmë po përpiqet të plotësojë boshllëqet.

Ai krijoi këto paraqitje interesante që tregojnë Corolla Cross me shenjat më të fundit të dizajnit të Toyota-s, frymëzuar nga Urban Cruiser, një SUV më i vogël elektrik që paralajmëroi një drejtim të ri në dizajnin e Toyota-s.

‘Renderët’ tregojnë fytyrën e re të markës tashmë të njohur, me dritat më të holla LED dhe një ballë “të pastër” pa grilë radiatori.

Dhe ndërsa ajo pjesë duket e besueshme, silueta anësore dhe pjesa e pasme në fakt janë marrë nga Suzuki e-Vitara, binjaku mekanik i Toyota-s Urban Cruiser EV.

Në realitet, gjenerata e ardhshme Corolla Cross ndoshta do të shkojë në rrugën e vet, me linja më të theksuara dhe më të skalitura, si në modelet e reja C-HR dhe C-HR+, megjithëse ka shumë të ngjarë të ruajë një pjesë të pasme më “kubike” për një prakticitet më të madh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat