Shikoni çfarë kanë bërë me Porsche

Auto

Shikoni çfarë kanë bërë me Porsche

Më: 19 prill 2025 Në ora: 14:49
Porsche

Ekzistojnë kompani për të cilët asgjë nuk është e shenjtë dhe që janë të gatshëm për gjithçka – madje edhe për ndërhyrje ekstreme.

Porsche 911 është vetvetiu një makinë e veçantë, një nga superveturat më të dallueshme sportive që prej dekadash magjeps adhurues në mbarë botën. Dhe këtë e bën pa pasur nevojë për ndërhyrje ekstreme estetike.

Megjithatë, dërgojeni një 911 te Mansory dhe ajo që do t’ju kthehet do të jetë diçka e këtillë. Jemi mësuar tashmë me modifikime vizuale ekstreme, por kur bëhet fjalë për Mansory, gjithmonë na habit përsëri. Është e qartë se ekzistojnë njerëz që kërkojnë këso lloj modifikimesh dhe nuk pyesin fare për çmimin.

Në rastin konkret, Porsche 911 Turbo S cabriolet është shndërruar në P9LM Evo 900 Cabriolet – një krijim që Porsche nuk do ta prodhonte, edhe sikur të ofrohej çdo para në botë. Ndryshimet vizuale përfshijnë sasi të mëdha të fibrës së karbonit, rrota gjigante 22-inç dhe shumë shtesa të reja në karroceri.

Nën “kostumin” e zbukuruar gjendet ende motori gjashtëcilindërsh 3.8-litërsh, por tani i modifikuar në detaje.

I pajisur me turbina të reja, prodhon 900 kuaj/fuqi dhe 1050 Nm moment rrotullues, duke i mundësuar një sprint nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 340 km/h.

Pa dyshim, edhe pse nuk duket shumë serioz, ky është një makinë garash në formë të shkëlqyer.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MANSORY (@mansory)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat