Volkswagen planifikon të heqë gradualisht ID dhe një emërtim numerik ose shkronjash në emër për automjetet elektrike.
Kompania nga viti i ardhshëm synon të zëvendësojë këtë markë alfa-numerike me emra më tradicionalë të makinave, me qëllim të thjeshtimit të ofertës.
ID u lansua para tetë vjetësh me versionin koncept ID3, i cili hyri në prodhim në vitin 2019. Tani është një gamë e tërë produktesh duke nisur nga ID.3, ID.4 e deri tek IDBuzz.
Martin Sander, anëtar i Bordit të Menaxhimit të Volkswagen, zbuloi në një intervistë për Auto und Wirtschaft, se kompania synon të kthehet në përdorimin e emrave konvencionalë për automjetet elektrike.
Edhe pse Sander nuk hyri në detaje, Volkswagen më herët njoftoi se emrat tradicionalë mund të përdoren edhe për automjetet elektrike si Polo, Fox dhe Golf.