Volkswagen në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në për tarifat

Auto

Volkswagen në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në për tarifat

Më: 30 maj 2025 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Prodhuesit gjermanë të veturave si Mercedes-Benz dhe BMW thuhet se po përpiqen të negociojnë tarifat drejtpërdrejt me Sekretarin e Tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick.

Shefi ekzekutiv i Volkswagen (CEO) Oliver Blume ka zbuluar në një intervistë me gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung se kompania është në proces të negociatave me qeverinë amerikane mbi lehtësimin e mundshëm të tarifave dhe investimet e vazhdueshme amerikane.

Ndonëse kontakti kryesor për këto bisedime është Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, Blume tha se këto çështje kanë arritur edhe te presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndër tjera, Blume theksoi se Volkswagen ishte i prirur të vazhdonte të investonte në SHBA, nëse mund të arrihet një marrëveshje e përshtatshme për tarifat, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se grupi tashmë ka më shumë se 20,000 punonjës në SHBA, me më shumë se 55,000 indirekt.

Ndërton autobusë shkollorë, vetura dhe kamionë.

Disa nga modelet e tij më të njohura janë Atlas, Passat dhe Atlas Cross Sport, të cilat prodhohen të gjitha në fabrikën në Tennessee

Kjo fabrikë monton gjithashtu modelin tërësisht elektrik të Volkswagen ID.4.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat