Toyota konfirmon gjeneratën e re të Supra, që do të dalë shumë shpejt në treg

Auto

Toyota konfirmon gjeneratën e re të Supra, që do të dalë shumë shpejt në treg

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Toyota ka konfirmuar se po përgatit një gjeneratë të re Supra, pasi Mk5 aktual të përfundojë epokën e tij me modelin Final Edition.

Zëvendëspresidenti i Toyota-s dhe një nga njerëzit kryesorë të markës japoneze në tokën amerikane, Cooper Ericksen, nuk e fshehu njoftimin e Supra-s së re: “Është logjike që do të kemi Supra-n e gjeneratës së ardhshme, por kur dhe si është ende duke u vendosur”.

Premtimi kryesor është se pushimi nuk do të jetë aq i gjatë sa herën e fundit, kur u desh të pritej 21 vjet (1998-2019).

Toyota aktualisht po përqendron burimet në modelet kryesore si RAV4 dhe Camry, që do të thotë se Supra e re nuk do të mbërrijë për këtë vit  ose dy vitet e ardhshme.

Megjithatë, kompania garanton një interval dukshëm më të shkurtër se ai i mëparshmi, gjë që është një lajm i mirë për adhuruesit e makinave sportive.

Epoka gjashtëvjeçare e Mk5 Supra përfundon kështu me tregues të qartë se nuk do të jetë e fundit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat