Një Mercedes-Benz E550 i vitit 2011 u shit për 8,000 euro pas 40,000 eurosh shpenzime për mirëmbajtje

Auto

Një Mercedes-Benz E550 i vitit 2011 u shit për 8,000 euro pas 40,000 eurosh shpenzime për mirëmbajtje

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një Mercedes-Benz E550 4Matic i vitit 2011, i njohur për motorin e fuqishëm 5.5 litër V8 dhe tiparet luksoze si pezullimi ajror, frenat performuese dhe çatia panoramike, u shiti së fundmi në ankand për rreth 8,000 euro.

Megjithatë, makina ka kaluar një periudhë të gjatë mirëmbajtjeje intensive, ku për rreth 9 vjet janë shpenzuar rreth 40,000 euro për riparime dhe zëvendësime pjesësh.

Kjo përfshin zëvendësimin e frenave me disk, ndërrimin e transmisionit, goma dhe felna të reja, starter, bateri, amortizatorë, dhe shumë pjesë të tjera të motorit dhe sistemit të drejtimit.

Pronari i mëparshëm ka treguar kujdes të jashtëzakonshëm për makinën, duke investuar shumë për ta mbajtur atë në gjendje të mirë, megjithëse këto shpenzime të larta janë një arsye pse makinat luksoze si kjo kanë një rënie të shpejtë të vlerës pas përfundimit të garancisë.

Blerësi i ri i makinës tashmë ka bërë disa zëvendësime, por mbetet e paqartë nëse kjo blerje do të rezultojë në një marrëveshje të mirë apo në një sërë të re shpenzimesh.

Kjo situatë tregon qartë se, edhe pse makina mund të jetë shumë tërheqëse dhe me performancë të lartë, mirëmbajtja e saj është një sfidë e madhe dhe shpenzimet mund të tejkalojnë shumë herë çmimin e blerjes. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat