Pas kësaj serie, Jaguar nuk do të ketë më në ofertë opsionin V8.
Njëherë motorët V12 dhe V8 ishin simbol i Jaguari-t. Sot numërojmë ditët dhe modelet e fundit që kanë nderin të mbajnë emërtimin V8. Të gjithë ata ndodhen pas shenjës SVR 575 Ultimate Edition, dhe modelet e fundit prej kohësh janë larguar nga Europa.
SVR 575 Ultimate Edition u prezantua për herë të parë në maj 2024 si pjesë e serisë së fundit të F-Pace, së bashku me një botim për 90-vjetorin e markës.
Jaguar tani ka konfirmuar se për tregun australian do të prodhohen saktësisht 60 copë të këtij SUV-i të fuqishëm.
Nën kapak gjendet një version i përforcuar i motorit të njohur V8 me kompresor 5.0 litër, që zhvillon 575 kuaj fuqi dhe 700 Nm moment rrotullues. Përshpejtimi deri në 100 km/h zgjat vetëm 4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin 286 km/h – më shumë se impresive për një SUV luksoz, por edhe më se e mjaftueshme për të harruar për një moment në çfarë është shndërruar sot Jaguari.
Blerësit mund të zgjedhin midis katër ngjyrave “Sorrento Yellow Gloss”, “British Racing Green Gloss”, “Icy White Gloss” dhe “Ligurian Black Satin”. Çdo version vjen me paketën Black Exterior, rrota alumini 22-inç dhe shenjat e serisë.
Brendësia e SVR 575 është e pajisur me shumë funksione standarde, përfshirë ekranin head-up, tavan panoramik rrëshqitës, elemente prej karboni dhe ulëse sportive me ngrohje dhe ventilim të mbuluara me lëkurë, të cilat mund të rregullohen në 14 drejtime.
Jaguar gjithashtu përfshin në pajisje një mbulesë të personalizuar mbrojtëse për veturën, që ta mbajë SUV-in të sigurt nga moti i paqëndrueshëm australian.
Kjo versioni lamtumirës i SUV-it sportiv tashmë është në dispozicion për porosi në Australi me një çmim fillestar prej 197,033 dollarë australianë ose rreth 112,500 euro. Shumë apo pak, vlerësoni vetë, por pas kësaj Jaguar V8 nuk do të jetë më në ofertë.
Nuk ka dyshim, Jaguar ka hapur me guxim një faqe të re në historinë e tij. Shpresojmë jo edhe të fundit.