Prodhuesi gjerman i veturave po prezanton një model të ri për 50 vjetorin e Polos.
Automjeti ka një paketë të pasur pajisjesh standarde që nxjerr në pah detaje të vogla specifike të dizajnit.
Në tregun gjerman, çmimi fillestar i tij është 28,200 euro.
Paketa përfshin rrota Coventry, xhama të errët të pasëm, pedale kromi, ulëse me ngrohje, timon të veshur me lëkurë dhe sistemin multimedial Discover Media.
Ekzistojnë gjithashtu sisteme asistence për ndërrimin e korsisë Side Assist, Park Assist me kontroll të distancës së parkimit, Rear Traffic Alert si dhe paketa Park&Comfort.
Volkswagen Polo Edition 50 i ri është i disponueshëm me një motor benzine TSI me 95 kuaj fuqi dhe transmision manual.
I njëjti motor mund të porositet me një transmision automatik DSG me shtatë shpejtësi.