Amerikani bleu Alfa Romeon e ëndrrave të tij, por nuk i është lejuar ta prekë për dy muaj të tërë

Auto

Amerikani bleu Alfa Romeon e ëndrrave të tij, por nuk i është lejuar ta prekë për dy muaj të tërë

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 09:42
Alfa Romeo

Një blerës në SHBA ka mbetur i zhgënjyer pasi nuk i është lejuar të prekë Alfa Romeo Tonale-n që bleu më 26 prill.

Vetëm pak ditë para nënshkrimit të kontratës, kompania shpalli një rikthim sigurie për rreth 8 mijë njësi për shkak të një problemi me kamerën e pasme.

Dhe për shkak të kësaj, koncesionari nuk mund ta dorëzojë makinën.

Blerësi pretendon se edhe disa shërbime shtesë që ka paguar, nuk janë kryer.

Ai e quajti markën “ëndrrën e tij”, por përvojën si një makth.

Pas presionit të vazhdueshëm, atij i është ofruar një makinë zëvendësuese përkohësisht.

Rasti ka ngjallur debat në rrjete sociale mbi transparencën dhe përgjegjësinë e kompanive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat