Si funksionon freni elektrik i parkimit?

Auto

Si funksionon freni elektrik i parkimit?

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 21:37
Ilustrim

Në shumicën e veturave që mund të blini sot në treg, montohen frenat elektrike të parkimit.

Frenat manuale po bëhen gjithnjë e më të rralla. Si funksionojnë frenat elektrike të parkimit? Me to është më e lehtë lëvizja në rrugë me pjerrësi lart e poshtë, sepse ato bllokojnë rrotat derisa të mos kenë moment të mjaftueshëm për të lëvizur mjetin.

Çfarë ndodh nëse tërhiqni çelësin e frenave elektrike të parkimit gjatë vozitjes? A do të ndodhë e njëjta gjë si me frenat manuale?

Jo, nuk ndodh, sepse njësia kontrolluese në makinë e njeh këtë situatë si frenim të veturës dhe nuk bllokon rrotat.

Frenat elektrike aplikojnë forcë në intervale, duke aktivizuar sistemin ABS. Në përgjithësi, mos tërhiqni çelësin e frenave elektrike të parkimit gjatë vozitjes.

Mekanizmi i frenave është hidraulik ose mekanik dhe nuk do të lirë frenat kur bateria të shkarkohet. Me fjalë të tjera, për të mbajtur frenat të shtrënguara nuk nevojitet energji elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat