Kur nuk duhet ta përdorni më AdBlue?

Auto

Kur nuk duhet ta përdorni më AdBlue?

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

AdBlue është një lëng që përdoret prej kohësh në makinat me naftë, që nga standardi Euro 6.

Ai injektohet në sistemin e shkarkimit dhe zvogëlon emetimin e oksideve të azotit (NOx).

Sa është konsumimi i AdBlue?

Konsumi është rreth tre deri pesë për qind i konsumit të naftës, thonë nga Automobilklubi Gjerman (ADAC).

Shumë vetura nuk ndezën fare nëse rezervuari i AdBlue nuk ka sasi të mjaftueshme, ndaj duhet të tregohet kujdes ndaj paralajmërimeve në panelin e instrumenteve.

Nëse ruani AdBlue, duhet ta mbani të mbrojtur nga drita direkte e diellit dhe nxehtësia (temperaturat mbi 30 gradë Celsius).

Në temperatura nga -5 gradë Celsius deri në +20 gradë Celsius C, AdBlue mund të ruhet për rreth një vit.

Pas kësaj periudhe, AdBlue mund të prishë, pra fillon të dekompozohet. Nëse përdoret më pas, mund të shkaktojë dëmtime në sistemin e katalizatorit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat