Ja si duket Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake - Bota Sot
Ja si duket Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake

Auto

Ja si duket Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake

Aston Martin në vitin 2017 njoftoi se është duke u përgatitur me firmën Zagato për modelin e ri Shotting Brake dhe tani publikoi fotot e jashtme dhe të brendshme të kësaj makine të veçantë.

Bashkëpunimi afatgjatë midis Aston Martin dhe projektuesit të famshëm italian Zagato do të rezultojë në një model tjetër - Vanquish Shooting Brake.

Ekskluziviteti i kësaj makine - me përjashtim të një forme specifike të trupit - kontribuohet gjithashtu nga fakti se, si në rastet e Vanquish Zagato dhe Vanquish Volante Zagato, do të bëhen vetëm 99 kopje.

Aston Martin Vanquish është mundësuar nga një motor 5,9 litërsh V12 me 600 kuaj fuqi, kombinuar me një automatik me 8 shpejtësi. Deri më tani nuk është bërë e ditur se kur ky model do të ketë premierën zyrtare dhe kur do të fillojë shitja.

Përndryshe, Aston Marti dhe Zagato, përveç tre versioneve të lartpërmendura të Vanquish, shpallën të katërtin - Speedster, i cili do të jetë edhe më ekskluziv pasi vetëm 28 makina do të prodhohen.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test