Vajza 18-muajshe bie nga vetura në lëvizje, prindërit nuk e vërejtën mungesën e saj - Bota Sot
Vajza 18-muajshe bie nga vetura në lëvizje, prindërit nuk e vërejtën mungesën e saj

Azia

Vajza 18-muajshe bie nga vetura në lëvizje, prindërit nuk e vërejtën mungesën e saj

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:44
Pamje nga video

Një vajzë 18-muajshe ka rënë nga vetura në lëvizje brenda të cilës ishin edhe prindërit e saj që nuk e vërejtën mungesën e saj, derisa nuk shkuan në shtëpinë e tyre në jug të Indisë.

Foshnja kishte rënë nga vetura në Kerala Idukki, derisa prindërit e saj Satheesh dhe Sahtybhama po ktheheshin në shtëpi pas një rituali të kryer në tempullin Palani.

Vogëlushja Rohitha që po qëndronte e ulur në prehrin e nënës së saj të fjetur, ishte rrëzuar nga vetura derisa po ktheheshin në një kthesë.

Mediat indiane raportojnë se vetura kishte përshkruar 30 milje pa e kuptuar prindërit se brenda nuk e kishin vajzën e tyre.

Megjithatë, Rohitha ka arritur të largohet nga rruga ku pas disa minutave kishte hasur në një patrullë të policisë, që e kishin larguar nga zona ku rrezikohej nga veturat që lëviznin me shpejtësi të madhe.

Me të kontaktuar nga policia, prindërit e saj kishin shkuar për ta marrë në stacionin policor, ku edhe ishte konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...