Kina nuk ka 'qëllim të marrë pjesë' në bisedimet e armëve

Azia

Kina nuk ka 'qëllim të marrë pjesë' në bisedimet e armëve

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:58
Foto

Kina tha të mërkurën se "nuk ka qëllim të marrë pjesë" në negociatat trepalëshe për kontrollin e armëve, një ditë pasi Uashingtoni i bëri thirrje Pekinit të bashkohej me bisedimet e saj për armët bërthamore me Moskën, raporton AFP.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh me Rusinë, që synojnë të zvogëlojnë keqkuptimet rreth çështjeve kritike të sigurisë që nga rënia e një pakti bërthamor të Luftës së Ftohtë vitin e kaluar - që shkaktoi frikën e një gare të re armësh.

Uashingtoni ka lënë të kuptohet se Pekini gjithashtu duhet të bashkohet me diskutimet.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Geng Shuang akuzoi SHBA për përdorimin e përfshirjes kineze si "një pretekst për të shuar dhe zhvendosur përgjegjësitë e veta për çarmatimin bërthamor".

"Kina nuk ka ndërmend të marrë pjesë në të ashtuquajturat bisedime trepalëshe për kontrollin e armëve Kinë-SHBA-Rusi", tha Geng në një konferencë të rregullt për shtyp në Pekin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat