Lajm i mirë nga Kina! Po mbyllen spitalet e improvizuara, numri i të infektuarve në rënie

Azia

Lajm i mirë nga Kina! Po mbyllen spitalet e improvizuara, numri i të infektuarve në rënie

Më: 9 mars 2020 Në ora: 23:11
Ilustrim

Spitalet e shumta "të improvizuara" në territorin kinez të Wuhan, të cilat javët e fundit janë përdorur për të luftuar dhe mposhtur koronavirus janë duke u mbyllur.

Në fakt, asgjësimi i 14 objekteve që u përdorën si qendra shëndetësore filloi dje pasdite, i cili duhet të përfundojë brenda 24 orëve.

Projekti i karantinës që trajtoi miliona qytetarë është mbyllur. Numri i rasteve të reja të infektuara është drejt zeros, prandaj nuk është më e nevojshme që spitali i ndërtuar brenda dy ditëve të mbahet hapur.

Siç raporton "China Daily", më pak se 100 pacientë kanë ende nevojë për kujdes intensiv.

Ekspertët e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë thonë se rastet e konfirmuara do të dërgohen në spitalet vendase dhe nëse është e nevojshme, spitalet e improvizuara do të rihapen.

Njëkohësisht pritet që të rihapen shkollat, qendrat argëtuese dhe vendet e pushimit.

Prej disa javësh, vendi është në luftë të fortë me koronavirusin që ka marrë jetën e mijëra personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat