Kina vendos në izolim 500 mijë banorë, si pasojë e rasteve të reja të coronavirusit

Azia

Kina vendos në izolim 500 mijë banorë, si pasojë e rasteve të reja të coronavirusit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Autoritetet në Kinë njoftuan “mbylljen” e një rajoni prej 500 mijë banorëve, për të parandaluar shpërthimin e ri të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, vetëm pas lehtësimit të situatës në Kinë për shkak të COVID-19, qindra raste të reja u raportuan përsëri në qytetin e Pekinit.

Zyrtarët e Shëndetësisë njoftuan se rajoni i Anxin në Kinë, i cili gjendet rreth 150 kilometra afër Pekinit – do të izolohet plotësisht – masa këto të njëjta që u vendosën gjatë kulmit të pandemisë në qytetin e Wuhan.

Bëhet e ditur se masat vijnë si pasojë e 14 rasteve të reja të cilat u raportuan gjatë 24 orëve në Pekin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat