Indonezi: Më shumë se pesë mijë njerëz ende të zhdukur - Bota Sot
Indonezi: Më shumë se pesë mijë njerëz ende të zhdukur

Azia

E shtunë, 17 nëntor 2018

Indonezi: Më shumë se pesë mijë njerëz ende të zhdukur

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:44
Indonezi

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi ishullin e Sulawesi-t javën e kaluar më shumë se pesë mijë njerëz janë ende të zhdukur.

Mijëra njerëz  besohet se mungojnë në qytetet Baleroa dhe Petobo, ku lumenjtë shkatërruan lagje të tëra pas një tërmeti me magnitudë 7.5 dhe pas tsunamit të 28 shtatorit.

Numri i vdekjeve të konfirmuara nga tërmeti ka arritur 1763 viktima, ku 265 njerëz kanë humbur në qytetin më të madh të Sulawesi-t.

Të gjithë të vdekurit janë varrosur në varre masive, ndërsa  62 mijë njerëz janë evakuar në vende të tjera nga fatkeqësia.

82 mijë ushtarë, civilë dhe vullnetarë vazhdojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test