Së shpejti do të ndërtohet Kombëtarja A e Kosovës për femra

Basketboll

Së shpejti do të ndërtohet Kombëtarja A e Kosovës për femra

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:03
Pamje nga një ndeshje

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në Planin e Veprimit të vitit 2019 në politikat e saj programore i ka kushtuar rëndësi të veçantë masovizimit dhe zhvillimit të basketbollit femëror në vendin tonë. FBK këtë e ka bërë nëpërmjet disa politikave programore, ndërsa më poshtë ne do ti paraqesim disa nga punët më të rëndësishme që do të bëhen gjatë këtij viti për të sensibilizuar opinionin në përkrahje të femrave në sport, për të avancuar basketbollin e femrave dhe për të masovizuar basketbollin ndër femra.

Kur të bëhen të gjitha këto pika bashkë, atëherë doemos do të kemi zhvillim të basketbollit të femrave. Federata e Basketbollit të Kosovës e ka fituar të drejtën për të organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave. Nëpërmjet organizimit të kësaj gare prestigjioze në vendin tonë, FBK do të mundohet të vetëdijësoj qeveritë lokale dhe atë qendrore për të rritur përkrahjen për basketbollin femëror, duke filluar nga klubet dhe deri te ekipet nacionale, si dhe për të shtyrë edhe sponsorët në mbështetje të sportit të femrave.  Po ashtu FBK nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti synon të masovizoj basketbollin në vendin tonë, si dhe të vetëdijësoj prindërit dhe arsimtarët që t’i shtyjnë vajzat të merren sa më shumë me sport, në këtë rast me basketboll.

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizion B në konkurrencën e femrave organizohet prej 3 deri më 12 gusht në Prishtinë dhe marrin pjesë 13 shtete si: Kosova, Islanda, Kroacia, Izraeli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria. Federata e Basketbollit të Kosovës sivjet për herë të parë do të marr pjesë me 3 kombëtare të reja në konkurrencën e femrave në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B.

Sivjet do të debutoj në gara ndërkombëtare Kombëtarja U20, ndërsa qëllimi i paraqitjes së kësaj gjenerate në gara ndërkombëtare është fillimi i ndërtimit të Kombëtares A të femrave, të cilën FBK planifikon që në vitin 2020 ta paraqes për herë të parë për të garuar në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla. FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 15-24 gusht 2019, Sofje/Bullgari. Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën. FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni.

Kosova është në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë. FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 3-11 gusht 2019, 3-12 Gusht 2019, Prishtinë/Kosovë. Kosova është në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.  FBK do të marr pjesë për vitin e tretë radhazi në Kampin në Postojna të Sllovenisë që organizohet nga FIBA dhe Federata e Basketbollit të Sllovenisë për vajzat e moshës deri në 15 vjeç. Në këtë Kamp, FBK do të përfaqësohet me 2 basketbolliste, 1 trajnere (femër) dhe 1 gjyqtare (femër). Kampi në Postojna vlerësohet si ndër aktivitetet më të rëndësishme në programin e FIBA-s për zhvillimin e basketbollit femëror ndër gjenerata të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat