Harden shpërthen për 61 pikë, “shkatërron” New York-un dhe vendos rekorde

Basketboll

Harden shpërthen për 61 pikë, “shkatërron” New York-un dhe vendos rekorde

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:57
Harden

Houston Rockets kanë shënuar fitore të ngushtë por me shumë vlerë në ndeshjen kundër New York.

Perëndimorët arritën që të fitojnë me rezultatin e ngushtë 114:110, krejt falë paraqitjes së jashtëzakonshme të James Harden.

MVP i sezoni të kaluar shpërtheu në këtë takim dhe u tregua i pandalshëm duke realizuar plotë 61 pikë për skuadrën e tij.

James Harden kësisoj është barazuar me Kobe Bryant për tu bërë lojtari me më së shumti pikë në “Madison Saquare Garden” si kundërshtar i New York. Ai shtoi edhe 15 kërcime, 4 asistime dhe 5 topa të vjedhur në kontributin e tij për Rockets.

Gjithashtu, në këtë ndeshje, Harden vendosi edhe një tjetër rekord “të çmendur”, duke u bërë lojtari i parë që tenton 20 herë nga vija e gjuajtjeve të lira dhe 20 herë nga distanca për tri pikë.

Me këtë fitore, Houston Rockets ngjiten në kuotën e 27 fitoreve, krahas 20 humbjeve në 47 ndeshje.

Kujtojmë se me këto paraqitje të treguara, Harden është favorit edhe këtë vit për çmimin MVP, në garë me Giannis Antetokounmpo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat