Ferati: Ekipi turk vjen në një moment jo shumë të mirë për Prishtinën

Basketboll

Ferati: Ekipi turk vjen në një moment jo shumë të mirë për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Ferati: Ekipi turk vjen në një moment jo shumë të mirë për Prishtinën

Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, mendon se do të jetë ndeshje interesante (luhet nesër 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinën) mes Z Mobile Prishtinës dhe Pinar Karsiyaka-s nga Turqia. Sipas tij, është një sfidë ndoshta jo në momentin e mirë për Prishtinën, në kuadër të xhiros së gjashtë të grupit I të FIBA Europe Cup.

“Ndeshja Prishtina - Pinar Karsiyaka do të jetë shumë e vështirë për Prishtinën për arsye se ka të bëjë me një kundërshtar shumë të fortë, ekip që në çdo moment e din se çka do të luaj në sulm e mbrojtje. Ekip e cila xhiron e fundit në ligën e Turqisë fitoi ndaj Besiktasit dhe vjen në një moment ndoshta jo shumë të mirë për Prishtinën, për shkak të formës jo shumë stabile dhe në moment ku flitet shumë për largimin e lojtarëve të huaj nga ekipi.

Për të fituar ndaj Pinar Karsiyakas do të nevojitet që lojtarët të janë në formën më të mirë të sezonit dhe të kenë përkrahjen shumë të madhe të tifozëve të klubit. Edhe nëse nuk do të arrije rezultat pozitiv konsideroj sezon shumë të suksesshme në FIBA Euro Cup për Prishtinën”, tha Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në grupin I udhëheq s.Oliver Wurzburg me 10 pikë, pasojnë Pinar Karsiyaka me 8, Szolnoki Olaj 6 dhe Z Mobile Prishtina me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat