Fitore e Rahovecit për finalen historike

Basketboll

Fitore e Rahovecit për finalen historike

Nga: Shaip Shala Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:17
Fitore e Rahovecit për finalen historike

Palestra sportive “ Mizahir Isma” në Rahovec mbrëmë i ka përngjanë vulkanit eruptiv me erupcione të pandalshme të katër mijë shikuesve, “ Ultras Vreshtarët”, të cilit kanë qenë lojtar i gjashtë i skuadrës së Rahovecit në duelin gjysëmfinal kundër skuadrës dinjitoze Ponte Prizrenin, dhe pas disavantazhit me 24 pikë diference, basketbollistët e Rahovecit falë lojës më të mirë në pjesën e dytë, falë përkrahjes të madhe të shikuesve, kanë arritur të bëjnë përmbysje fantastike dhe kanë shkruar historinë të klubit por edhe të qytetit të rrushit, duke fituar në fund me rezultat solid, 84:77.
Megjithate, loja ka filluar me dominim të mysafirëve të cilit shënonin përmes Eliot Cole dhe Mallkom Canada, dhe çereku i parë përfundon me rezultat 13:28.
Në tre minuta të fundit të çerekut të dytë, semafori tregon rezultatin 29:46, pasojnë trepikëshit e Andrey Washingtonit, Stanbackut dhe Arian Qallakut , dhe ngushtohet rezultati në 37:49, ndêrkaq ky i fundit shënon edhe një trepikësh dhe pjesa e parë mbyllet me rezultat 40:49.
Në pjesën e dytë zhvillohet “lufta” vetëmohuese e lojtarëve vendas, dhe me të filluar çereku i tretë, Qallaku shënon dy pikë, 42:49, por kundërpërgjigjen Blend Matoshi, Cole dhe Canada dhe në minutën 29, Cole shënon për tre pikë, 51:60, por në lojën ofensive të lojtarëve vendas, James Stanback në 60 sekonda të fundit shënon tre trepikëshe, dhe çereku i fundit pritet me rezultat 62:66.
Çereku i fundit fillon me dy pikë të Deshawn Minnis, i cili në kundërsulmin pasues shënon edhe dy pikë tjera, dhe për herë të parë rahovecasit avancojnë, 67:66, dhe deri në fund të ndeshjes me dy trepikëshe të Stanbackut, dhe dypikëshe të Qallakut, dhe Minnisit, sigurojnë finalen historike me Z Mobile Prishtinën, e cila finale do të zhvillohet të dielen duke filluar nga ora 17:00.

Rahoveci - Ponte Prizreni 84 : 77( 13:28,27:21, 22:17,22:11)
Palestra sportive “ Mizahir Isma”
Shikues: 4000.
Gjyqëtar: Alejsander Maret, Franko Gracin, Andrej Zllatevski.
Vëzhgues: Nexhdet Hoxha.

Rahoveci: Juniku 6, Richardson 24, Qallaku 16, Grapci 6, Minnis 8, Ejupi, Stanback 24, Koshi, Jupa, Washington 7, Rexha, Selmancena. Trajner: Bujar Loci.
Ponte Prizreni: Arifaj, Morina, Grosha 9, Waller 8, Ajazaj 8, Zenelaj 17, Hashim, Matoshi 15, Ademi, Scott 2, Canada 9, Cole 19. Trajner: Arbnor Rifati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat