Toronto Raptors të fortë për Lakers - Bota Sot
Toronto Raptors të fortë për Lakers

Basketboll

Toronto Raptors të fortë për Lakers

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Skuadra kanadeze i ka kthyer te humbja përsëri lojtarët e Los Angeles Lakers.

Toronto Raptors arrin të fitojë në Scotiabank Arena duke mundur pa probleme me rezultatin 111-98 Los Angeles Lakers.

LeBron James i vetëm nuk mund të bënte asgjë për të shpëtuar nderin e kalifornianëve që tashmë i kanë shumë të pakta shanset e tyre për të kapur fazën play-off.

29 pikë realizoi mbreti James në këtë sfidë, ndërkohë që te Raptors më të mirët mbi parket ishin Leonard me 25 pikë dhe Powell me 20.

Denver Nuggets nuk heq dorë nga objektivi për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë të Konferencës së Perëndimit dhe vazhdon të ushtrojë presion ndaj Golden State Warriors.

Këtë herë në Pepsi Center vuajti shumë por falë një çereku të katërt fantastik në të cilën arriti të rikthente plot 12 pikë disavantazh, mposhti Dallas Mavericks me rezultatin 100-99.

Paul Millsap me 33 pikë ishte heroi i padiskutueshëm i Denverit ndërkohë që te mysafirët nga Teksasi të cilat i shkuan shumë afër fitores spikati talenti Luka Donçiq me 24 pikë.

Paul Goerge shkëlqeu ndaj ish skuadrës së tij duke realizuar 36 pikë ndaj Indiana Pacers, por pavarësisht kësaj Oklahoma u mund nga vendasit me rezultatin e ngushtë 108-106.

Një lituanez dhe kroat ishin dy heronjtë e Indianës në këtë duel pasi Sabonis realizoi 26 pikë ndërsa Bojan Bogdanoviq shtoi 23 të tjera.

Rikthim fantastik ishte edhe ai i Boston Celtics që pati disavantazh prej 17 pikëve për të fituar në fund 126-120 ndaj Sacramento Kings.

Shkëlqeu Kyrie Irving me një triple-double. Ylli i Celtics koleksionoi në total 31 pikë 12 asistime dhe 10 kërcime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...