Rahoveci fiton derbin ndaj Bashkimit

Basketboll

Rahoveci fiton derbin ndaj Bashkimit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:16
(Foto: Facebook/KB Rahoveci)

Me rezultat 80-76, Rahoveci ka regjistruar fitore kundër Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Çereku i parë ishte mjaft i ngushtë, me skuadrën mysafire që shënoi një pikë më shumë (20:21).

Ekipi nga Rahoveci i shënoi tri pikë më shumë në dhjetëminutëshin e dytë (18:21) dhe shkoi në pushim me avantazh prej katër pikësh.

Pas kthimit nga pushimi, vizitorët ishin akoma më bindës (15:28) duke e ngritur më shumë avantazhin e tyre.

Çereku i fundit ishte shumë dramatik, duke qenë se kampioni tentoi të rikthehej për ta fituar ndeshjen. Mirëpo, edhe pse prizrenasit e fituan pjesëlojën e fundit (23:10), ata e humbën ndeshjen (76-80).

Skuadra e Rahovecit po e vazhdon garën për vendin e dytë me Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi do të përpiqet të përfshihet në top-katërshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat