Westbrook hyn në histori duke barazuar legjendën Chamberlain

Basketboll

Westbrook hyn në histori duke barazuar legjendën Chamberlain

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:55
Westbrook vs Chamberlain

Ylli i Oklahoma City Thunder ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Lakers.

Oklahoma City Thunder, tashmë të kualifikuar në play off në Konferencën e Perëndimit, fituan pa telashe 119-103 ndaj Los Angeles Lakers, por kjo fitore mbeti nën hije, pas rekordit fantastik të Russell Westbrook.

Ylli i Thunder regjistroi një tjetër triple-double, por këtë herë me shifra magjike duke shënuar 20 pikë, 21 asistime dhe 20 kërcime. I vetmi lojtar që më herët kishte arritur të kalonte shifrën 20, në pikë, asistime dhe kërcime brenda një ndeshjeje ishte Wilt Chamberlain, në vitin 1968.

Kampionët në fuqi të Golden State Warriors mposhtën 116-102 pikërisht rivalët e Dunver Nuggets, që u kërcënonin vendin e parë në Perëndim, kur kanë mbetur edhe pesë sfida për t’u luajtur në sezonin e rregullt.

Për Warriors spikati me 28 pikë e 12 rikuperime DeMarcus Cousins, që u shtohen edhe 21 pikët e Kevin Durant.

Fitore edhe për San Antonio Spurs ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 117-111, falë 29 pikëve të DeMar DeRozan dhe 23 të Derrick White.

Për Spurs kjo ishte fitorja e 21-të radhazi në shtëpi ndaj Hawks, që për herë të fundit kanë triumfuar në San Antonio më 15 shkurt të vitit 1997.

Dominim absolut edhe i Houston Rockets në parketin e Sacramento Kings me rezultatin 130-105. Shënuesi më i mirë ishte i zakonshmi James Harden me 36 pikë e 10 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat