Sportisti: Kam përdorur një p... fals për të shkuar në Olimpiadë - Bota Sot
Sportisti: Kam përdorur një p... fals për të shkuar në Olimpiadë

Basketboll

Sportisti: Kam përdorur një p... fals për të shkuar në Olimpiadë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:21
Sportisti: Kam përdorur një p... fals për të shkuar në Olimpiadë

Pas pak ditësh do të dalë në shitje libri autobiografik i ish-basketbollistit të Lakers, Lamar Odom, me titullin “Darkess to light”. Mes shumë rrëfimeve bie në sy një ngjarje e ndodhur 15 vite më parë (2004). Asokohe, ylli i Lakers u grumbullua në ekipin kombëtar që do të shkonte në Lojërat Olimpike “Athinë 2004”.

“Isha i lumtur, pasi isha mes 12 basketbollistëve që do të luanin në Olimpiadë. Gjithsesi, ai gëzim shpejt u kthye në makth, kur më thanë se do t’i nënshtrohesha një testi andidrogë para se të isha zyrtarisht pjesë e ekipit dhe të shkoja në Greqi”, thotë Odom.

Image

“Më komunikuan se pas pak ditësh do të vinin në shtëpinë time për testin. Nuk kisha asnjë shans t’ia dilja mbanë, pasi kisha tymosur marijuana çdo ditë të verës. Isha në panik. Nisa të kërkoja në internet për një penis fals dhe studiova një mënyrë për t’ia hedhur kontrollit. Pas shumë kërkimesh porosita një penis fals të zi dhe të madh, që mbërriti pas 24 orësh”, kujton Lamar Odom.

Odom kujton më pas ditën e testit. “Trajneri im më dha penisin prej gome të mbushur me urinën e tij. Ai doli nga banjo, ndërkohë që unë përpiqesha ta vishja për të bërë testin. Në atë kohë zyrtarët antidoping hynë në banjë dhe më shihnin nga 1 metër largësi teksa urinoja nga penisi fals. Gjithçka rrodhi natyrshëm, duke u sjellë sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, shkruan ish-basketbollisti, shkruan telesport. 

“Zyrtarët olimpikë amerikanë morën kampionin e urinës që i dhashë dhe futën brenda në gotë një termometër për të matur temperaturëm. Pas disa çastesh më buzëqeshën. Ata kujtuan se ajo ishte urina ime dhe më thanë “mirëseerdhe në ekipin olimpik amerikan”. Ende sot e kësaj dite nuk më besohet ajo që kam bërë”, thotë Odom, medalje bronzi në atë Olimpiadë.

Në vitin 2015 ai rrezikoi jetën kur u gjend në gjendje shumë të rëndë në Nevada, pasi kishte pirë shumë alkool dhe marijuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...