Papritmas vdes sportisti i Kosovës

Basketboll

Papritmas vdes sportisti i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:55
Papritmas vdes sportisti i Kosovës

Sporti ferizajas dhe në përgjithësi i Kosovës është tronditur me vdekjen papritur të ish basketbollistit Fuat Beluli. Fuadi ka lindur në vitin 1965, ndërsa dje ka ndërruar jetë. “Pas gëzimit vjen pikëllimi i madh në Ferizaj. Ndërroi jetë ish basketbollisti dhe trajneri i basketbollit Fuat Beluli. Ikja në boten tjetër e Fuatit do të jetë një zbrazëtirë e madhe për sportin ferizajas, e sidomos për sportin e basketbollit.. Ngushëllime familjes dhe sportistëve ferizajas”, shkruan Bashkim Haxhimsusa, përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt. Basketbollisti Gent Shabani e ka përjetuar rëndë vdekjen e Fuadit.

Image

“Do të na mungosh trajner, do të kujtoj për momentet e mira dhe këshillat e marra nga ti”, shkruan Genti. Fuadi, në vitet e pasluftës ka luajtur me sukses në petkun e KB Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat